Sela: I përjetshëm qoftë kujtimi për Nuri Mazarin-Komandant Strugën
Komandant Nuri Mazari
11.07.2005-11.07.2021
I përjetshëm qoftë kujtimi për krenarinë e Strugës dhe gjithë popullit shqiptar, Komandant Nuri Mazari.
Dëshmorët nuk vdesin, ata kalojnë në përjetësi, ndërsa veprat e tyre bëhen frymëzim për gjeneratat që vijnë pas.
Luftëtari i Zonës Operative të Dugagjinit në luftën e Kosovës dhe njëri nga të parët në Brigadën 113 “Ismet Jashari – Kumanova”, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkë me shokët e tij dhe dëshmorët e tjerë, do të mbeten përjetësisht lavdia dhe krenaria e kombit shqiptar.
Zijadin Sela