Sela: Do të angazhohemi për barazi të tërësishme të shqiptarëve
Kryetari i Alenacës për Shqiptarët i ftuar në “Rruga drejt…”, tha se ai dhe subjekti i tij politikë do të vazhdojnë të angazhohen për barazi të tërësishme të shqiptarëve. Sela madje nënvizoi se do të angazhohen edhe për ndryshime kushtetuese që njëherë e përgjithmonë në kushtetutë të potencohet se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.
“Vazhdojmë t’i qëndrojmë idesë të barazisë së tërësishme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në nuk mund të themi se është gjithçka në rregull për sa kohë që ne trajtohemi si shifra dhe të përkohshëm. Ndryshimet kushtetuese, pjesë kryesore e atyre ndryshimeve kushtetuese duhet të hiqet definicioni për përdorimin e gjuhës shqipe dhe të potencohet që gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe, në mënyrë që të mos hapen dhe debate të tipit të cilat po i dëgjojmë çdo ditë. Dhe ne kur s’kemi qenë të luhatshëm nga ky segment dhe këtë e kemi dëshmuar edhe kur u bënë ndryshimet kushtetuese. Jemi subjekti i vetëm politik shqiptarë që arriti me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës të ndryshoj diçka tjetër nga ajo që ishte e parapara me Marrëveshjen e Prespës, fjalinë e parë të preambulës”, deklaroi Sela.
Sela: Nuk ka përçarje brenda radhëve të ASH-së
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ftuar në “Rruga drejt”, mohoi zërat për përçarje brenda radhëve të partisë së tij. Ai me këtë rast nënvizoi raportet tija me kryetarin aktual të Gostivarit, Arben Taravari, duke theksuar se ndonjëherë kanë edhe mendime ndryshme, dhe se kjo është pjesë e demokracisë.
“Nga 2017 po e ndajnë Arbenin dhe Ziadinin, jo, dhe vazhdon, është e njëjta logjikë, është e njëjta kuzhinë që i përgatit këto gjëra, por sido që të jetë, ne i kemi raportet e shkëlqyera partiake. Nuk është se ja bëjmë qejfin njëri tjetrit çdo herë, por edhe debatojmë, jo vetëm me Arbenin por me gjithë anëtarët edhe të kryesisë së ngushtë dhe më gjerë. Natyrisht që këto momente subjektet politike i bëjnë edhe më të pjekura dhe më të organizuara dhe i bëjnë edhe më të forta”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.
A shkon Ziadin Sela pas hapave të Menduh Thaçit, ja përgjigjja e tij
I pyetur nëse Ziadin Sela shkon pas hapave të Menduh Thaçit, ai me përgjigje se asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia. Ndërkohë që u shpreh se në qoftë se do të zgjidhet për kryetar të ASH-së në kongresin e së dielës, ky do të jetë mandati i tij i fundit, sepse statuti i partisë nuk lejon më shumë se dy mandate.
“Unë jam kryetar partie në shërbim të anëtarësisë, dhe nga ana tjetër unë nuk kam mbledh nënshkrime për të garuar, çështje tjetër është se cili ka qenë këndvështrimi imë. Unë në jetë nuk i kam ikur kur përgjegjësisë dhe nuk do t’i iki përgjegjësisë”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së. /Alsat.mk