Sela dhe Taravari takojnë Shaip Kamberin, i premtojnë mbështetje vëllazërore
Kryetari dhe nënkryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe Arben Taravari kanë takuar sot në Gostivar, deputetin e Luginës në Parlamentin se Serbisë, Shaip Kamberi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kamberi në rrjetet sociale.
“Takova sot në Gostivar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z.Ziadin Sela. Falenderova z.Sela për përkrahjen që i ka dhënë Listës sonë në betejën tonë për përfaqësim. Bashkëbiseduam për kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës dhe vlerësuam bashkërisht rëndësinë e koordinimit politik. Bashkë me z. Sela, takova edhe kryetarin e Gostivarit, z.Taravari dhe deputetin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Snopçe”, shkruan Kamberi.
Ndërkohë, nënkryetarii ASH-së, Arben Taravari shkuan se gjatë takimit i kanë premtuar deputetit Kamberi mbështetje vëllazërore.
“Me z. Shaip Kamberi, deputetin e Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, u takuam sot në Gostivar. E pritëm së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela dhe deputetin z. Halil Snopçe, ku diskutuam për përfaqësimin e tij që u bënë shqiptarëve të Luginës në pralamentin se Serbisë dhe guximin e tij pët t’i dalë në mbrojtje kuazës shqiptare atje. E uruam dhe përgëzuam në mandatin e ri duke i premtura se sa herë të ketë nevojë do të mund të llogaris në mbështetjen tonë vëllazërore”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.