Seanca të dy komisioneve kuvendore
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrdhënie midis komuniteteve dhe Komisioni për mbrojtje dhe siguri.
Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve në lexim të parë është pika e vetme në rendin e ditës të seancës kuvendore të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhëniet midis komuniteteve.
Anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri duhet të shqyrtojë dy informacione. E para është për nevojën e ndarjes së marrëveshjes qeveri me qeveri për sigurimin e pjesëve rezerve sipas programit Cooperative Logistic Supply Support (CLLSA), midis Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së SHBA-së, ndërsa e dyta është për prokurimin e një sistemi transmetues për luftë kundër automjeteve blinduese, me lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së SHBA-së, me tekst të harmonizuar të Amendamentit 1.