Maqedoni

Se bëri BDI-ja a do ta bëjë VLEN-i? Heqjen e definicionit ofendues 20% për gjuhën shqipe!

Ajo për të cilën kohë të gjatë ka qeverisur BDI me vendin, ajo për të cilën është premtuar shumë herë e deri në këtë nuk është realizuar akoma, heqja e definicionit ofendues për gjuhën shqipe. Ku në Kushtetutën e vendit gjuha shqipe është e definuar me përqindje si gjuha të cilën e flasin 20% e popullsisë. Partitë opozitare kishin vendosur edhe kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në premabulë që do të votonin vetëm në rast se hiqet edhe ky përkufizim ofendues. Përderisa nga BDI deklaronin se tani nuk është koha këto parti që përbëjnë sot VLEN-in e kishin kusht. Por, mbetet të shihet nëse këtë që nuk e bëri BDI me vite a do ta bëjë VLEN-i gjatë kësaj periudhe të qeverisjes, shkruan Zhurnal.