Maqedoni

S’dihet nëse Shkupi do të kërkojë ekstradimin e Boban Tomovskit nga Turqia

As Ministria e Brendshme dhe as Ministria e Punëve të Jashtme nuk i dërguan njoftim Ministrisë së Drejtësisë, se shtetasi ynë Boban Tomovski, bashkëpunëtor i ngushtë i mafiozit turk Sedat Peker dhe i kërkuar për kontrabandë droge, ishte arrestuar në Stamboll. Derisa Ministria e Drejtësisë nuk merr dokument të tillë, nuk mund të fillojë procedurë për ekstradimin e tij të mundshëm. Por, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski theksoi se vendi ynë nuk e kërkon Boban Tomovskin.

Sipas rregulloreve ligjore, do të ndërmerren masa të mëtejshme, për ekstradim dhe mbajtje të përgjegjësisë.” “Përndryshe, kushdo që merret me krim dhe ndërmerr veprimtari kriminale le ta dijë se do të përballet ashtu si Tomovski”

Spasovski nuk zbuloi nëse Tomovski paraqitet në regjistrat kriminale të policisë sonë, dhe nëse më parë Ministria e Brendshme e dinte që ai ishte ndoshta pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

A ka ndonjë informacion, se ai është i përfshirë në aktivitete të caktuara kriminale, tani pas arrestimit kemi edhe konfirmim se ai ishte i përfshirë në aktivitete kriminale. Kushdo që është i sinqertë dhe i përgjegjshëm nuk merret me arrestime dhe polici, qoftë në vend apo jashtë saj”

Media turke e përshkruan Tomovskin si bashkëpunëtor të ngushtë të Sedat Pekerit, i cili e akuzon qeverinë turke, për përfshirjen e zyrtarëve të saj në korrupsion. Ndryshe, Sedat Peker ishte gjithashtu aktual në Maqedoni pasi me aferën “pasaporta”, u zbulua se kishte marrë pasaportë të rreme maqedonase me emrin Xhadin Amedovski. Derisa ishte në vend, ai gjithashtu takohej me personalitete nga politika. Ai ishte për pak kohë në Kosovë dhe tani besohet të jetë në Dubai.