Saraji do të lidhet me rrjetin e ujësjellësit të qytetit, ulje e presionit në furnizimin me ujë në një pjesë të Gjorçe Petrovit
Për shkak të intervenimit për lidhje të fshatrave të Sarajit në ujësjellësin e qytetit, sot pritet ulje e presionit në furnizimin me ujë për banorët në komunën Saraj dhe një pjesë të komunës Gjorçe Petrov.
“NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup në vazhdimësi punon në realizimin e projekteve dhe intervenimeve teknike me qëllim të përmirësimit të rrjetit të ujësjellësit në qytetin e Shkupit, si dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Në atë drejtim është edhe projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, realizimi i të cilit do të zgjidhë përgjithmonë problemin e kahmotshëm me ujësjellësin në 12 vendbanime të komunës së Sarajit. Zbatimi i këtij operacioni teknik me të cilin do të lidhet me rrjetin, do të kryhet më datë 25.05.2024, e shtunë, duke filluar nga ora 21 dhe pritet të përfundojë deri në orën 05 të mëngjesit të së dielës, më 26.05.2024”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.
Në periudhën e njëjtë, shtojnë nga aty, nga e shtuna në orën 21 deri në orën 5 të mëngjesit të së dielës, do të realizohet rinkonstruktimi i rrjetit të ujësjellësit në Qendër edhe atë në rajonin Vodno, me realizimin dhe zëvendësimin e plotë të rrjetit të vjetër me rrjet të ri do të mundësohet furnizim më i mirë me ujë për qytetarët në këtë pjesë të qytetit pa defekte dhe humbje të ujit.
“Gjatë realizimit të këtij rikonstruktimi, ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë një pjesë e banorëve nga rajoni Vodno dhe Kozle, Qendra Klinike ‘Nëna Terezë’, Institucioni Publik Shëndtësor Klinika Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët Kozle – Shkup, Vila Vodno dhe objektet rezidenciale në rajonin Vodno”, njoftojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.
Nga aty shtojnë se për mbulimin e nevojave për ujë të pijshëm në institucionet shëndetësore rezervuarë me ujë të pijshëm do të vendosen para Qendrës Klinike “Nëna Terezë” dhe Spitalin e Fëmijëve “Kozle”.
Gjithashtu rezervuarë me ujë të pijshëm do të përgatiten në Shërbimin kujdestar të Ujësjellësit Shkup, të cilat në thirrje do të gravitojnë në bazë të nevojave të qytetarëve nga rajonet Saraj dhe Vodno në periudhën prej orës 21 deri në orën 5.