BallinaMaqedoni

Sanohet problemi në ujësjellësin e Shkupit, ISHP rekomandon që të mos përdoret për pije deri sa të kthjellohet

Defekti në një nga tubacionet kryesore në rrjetin e ujësjellësit në Shkup është sanur, tashmë qytetarët kanë filluar të furnizohen me ujë.

“Pas disa orë pa ujë, problemi është zgjidhur, madje më shpejtë se sa që planifikohej”, tha kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Ekipet e “Ujësjellësit dhe Kanalizimit” nga mëngjesi kanë qenë në terren ku ishin angazhuar 160 persona dhe 150 të tjerë si mbështetje administrative, për të mënjanuar defektin në gypin kryesor që la dy të tretat e Shkupit pa ujë.

Krahas rikonstruimit për të përmirësuar sistemin e ujësjellësit, sipas Kryebashkiakes së Shkupit, Danela Arsovska, ndjeshëm do të ulet humbja e ujit.

Ujë do të ketë për amvisëritë, por nga Instituti për Shëndet Publik, rekomanduan masa preventive që me kujdes të shfrytëzohet për shkak se duhet kohë derisa uji të kthjellohet, të jetë i sigurt për pije.