September 20, 2024
Rajon - Botë

Sanije Ameti, politikane nga Cyrihu që tronditi Zvicrën: Gjuan fotografinë e Shën Marisë dhe Krishtit

Sanije Ameti (32), një politikane zvicerane me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, postoi foto dhe një video të saj duke shkrepur një fotografi të Shën Mërisë dhe Jezusit në llogarinë e saj në Instagram, gjë që shkaktoi revoltë dhe tronditje te shumë qytetarë, raportojnë mediat zvicerane.

Pasi mediat zvicerane raportuan për veprimet skandaloze të Amethit, ajo hoqi me shpejtësi përmbajtjen në fjalë nga llogaritë e saj në rrjetet sociale dhe më pas kërkoi falje për veprimet e saj.

“I kërkoj falje njerëzve që u lënduan nga postimi im”, ka shkruar ajo.

Por duket se nuk do të kalojë vetëm me një falje sepse sot në mëngjes SVP (Partia Popullore Zvicerane) njoftoi se kanë bërë kallëzim penal për shkelje të lirisë së fesë dhe besimit.

Ameti është anëtar i partisë GLP (Green Liberals) nga Cyrihu dhe bashkëkryetar i Operacionit Libero.

Sot në mëngjes SVP (Partia Popullore Zvicerane) njoftoi se kanë bërë kallëzim penal për shkelje të lirisë së fesë dhe besimit.