Samedin Imeri zgjidhet kryetar dege i Alternativës në Dollnen
Sonte në Dollnen ka qëndruar kreu i Alternativës, nënkryetari Lulzim Aliu, Sekretari i Përgjithshëm Bekim Sali, Sekretari Organizativ Mubekir Palloshi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Dr. Arben Labënishti. Aty janë pritur nga shumë aktivistë dhe simpatizantë të Alternativës.
“Me këtë rast, në mbledhjen e mbajtur nga kuvendarët e degës, unanimisht për kryetar të Alternativës – dega Dollnen u zgjodh intelektuali i mirënjohur nga f. Cërnilishtë, z. Samedin Imeri”, njofton pres qendra e Alternativës.