BallinaMaqedoni

Sallat kirurgjikale në Qëndrën Klinike, nuk ka njoftim për veprime të marra

Pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë për mbylljen e sallave kirurgjike në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nga Prokuroria Themelore Publike përveç lajmërimit se do të merren masa në mënyrë që të vërtetohet nëse ka elemente të veprës penale, akoma nga asnjë palë nuk ka inicijativë për ndonjë padi penale për rastin në fjalë. Sipas tyre janë institucionet e tjera gjegjësisht inspektoratet sanitare dhe shëndetësore që duhet të veprojnë për të konstatuar nëse ka ndonjë lëshim gjatë punës së sallave kirurgjikale.
Për gjendjen në Qendrën Klinike zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski pyet se a do të përgjigjet dikush nga Qeveria apo nga BDI dhe LSDM për atë që po ndodh në Kirurgji, në vend që të kalojë topin nga Shëndetësia te Prokuroria Publike? Kjo gjendje sipas Stoilkov hapë shumë dilema dhe pyetje.
“A është  vërtet arsyeja e mbylljes së sallave sistemi i ajrit dhe kondicionimit, për të cilin nuk ka asnjë përpjekje për të kapërcyer problemin për një javë të tërë, apo është diçka krejtësisht tjetër? Mos nodoshta është paraqitja e baketries Stafilokokut rezistent ndaj meticilinës? A ka kontroll të jashtëzakonshëm të higjienës në repartin e traumës? A janë negativ brisat nga sallat? Sa është rritur infektimi i pacientëve të operuar? A ka infeksione intraspitalore në çdo të dytin pacient në këtë klinikë?”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.
Menaxhmenti i Qendrës Klinike nuk ka bërë të ditur nëse është zgjidhur defekti që shkaktoi ndërprerjen e punës së sallave operative dhe se kur do të vihen sërish në funksion. Sipas informacioneve fillestare të publikuara javën e kaluar, një pjesë e arsyeve të mosfunksionimit të sallave është aroma e pakëndshme që përhapet në sistemin e ventilimit dhe problemi me furnizimin me oksigjen.