Saliu “Godet” Funskionarët E BDI-Së: S’besoj Që E Keni Degju Ezanin Edhe Më Herët, Mos E Keqpërdorni Fenë!
“Levica është kundër ezanit, dhe islamit”, ishte kjo akuza që u përdor më së shumti mbrëmë nga aktivist, funksionarë e zyrtarë të BDI-së pasi kjo e fundit u bë pjesë e marrëveshjes së 61 deputetëve për të rrëzuar Qeverinë.
Për këtë ka reaguar Gazetari nga Shkupi, Furkan Saliu. Nëpërmes një statusi në “Facebook”, Saliu ka shkruar se nuk beson që ata që kanë hedhur akuzën e kanë dëgjuar ndonjëherë ezanin.
Ai ka thënë se feja po keqpërdoret nga BDI-ja në këtë rast dhe ka bërë apel që të ndalet një “propagandë” e tillë.
“Tash te jemi qe sinqerte, s’besoj qe e keni degju ezanin edhe me heret….Veturat e blinduara, shtepite ne periferi me dritate te shtrenjta dhe me kualitet te larte.Nuk e kam prit’ qe BDI mundet me keqperdor fene. E mbaj mend kur e akuzonin Levizjen Besa se po e ben te njejten dhe e denonin ashper”, ka shkruar Saliu.