Salih Murat: Me keqardhje dënoj deklaratat kërcënuese të Mickovskit dhe miqve të tij
Ballina Aktuale
AktualeLajmeMaqedoni
Salih Murat: Me keqardhje dënoj deklaratat kërcënuese të Mickovskit dhe miqve të tij
21:05 / 28.04.2024
“Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dua t’ju kujtoj se zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtetin tonë janë të lira dhe të drejta e në përputhje me Kushtetutën dhe demokracinë pluraliste, dhe se secili ka të drejtë të votojë dhe të zgjidhet, e të jetë pjesë e saj aktive, si individualisht gjithashtu edhe institucionalisht.
Fatkeqësisht, kohët e fundit disa grupe, qoftë individë me profile të fshehura, qoftë edhe institucione sekrete, duan të monopolizojnë vullnetin e lirë të popullit tonë dhe të përhapin një psikologji frike përmes inateve të mëdha, gënjeshtrave, urrejtjes dhe kërcënimeve.
Kohëve të fundit deklaratat e Mickovskit, Kovaçkit dhe të tjerëve, që po ia bëjnë mikut dhe vëllaut tim, Prof. Dr. Sylejman Baki – kandidatit turk nga Lëvizja për Drejtësi dhe Demokraci e Turqve, i cili ëdhtë bartës liste në njësinë zgjedhore 3 nga Fronti Europian. Me këtë rast, dënoj edhe një herë ashpër akuzat, shpifjet dhe kërcënimet e rënda ndaj Sulejman Bakit dhe kandidatëve të tjerë turq nga kjo listë zgjedhore.
Maqedonia është atdheu i të gjithëve, shtet ku epërsia kombëtare është e ndaluar dhe pjesëmarrja në zgjedhje është e lirë. Ne, turqit, jemi fëmijët e vërtetë të këtij vendi, ndërsa me këtë dua t’ju theksoj se ekzistenca, liria dhe identiteti ynë nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë nën monopolin e tyre.
Për 35 vjet, nuk i kanë integruar në sistem bashkatdhetarët tanë në Maqedoninë Lindore, nuk i kanë dhënë rëndësi zyrtarizimit të gjuhës sonë turke, nuk e kanë përkrahur arsimin turk, ndërkaq nuk respektojnë përfaqësimin e drejtë dhe proporcional në vend edhe në nivel qendror. Ata janë shqetësuar nga ekzistenca jonë dhe të drejtat tona më të natyrshme në këtë vend, andaj vazhdimisht me praktika të dyfishta mundohen të na izolojnë nga çdo sferë e jetës, ndërsa kjo për ne dhe për demokracinë e vendit është e papranueshme.
Mickovski dhe të tjerët duke u marr me deputetët turq të zonës 3 zgjedhore, ata duhet të merren dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe qasjen e tyre ndaj demokracisë së vendit, ata duhet të merren me të drejtat dhe liritë e njerëzve, sundimin e ligjit për turqit dhe etnitë tjera në vend gati 35 vjet, të merren me ekonominë, bujqësinë, turizmin, zhvillimin ekonomik të popullit dhe shoqërisë sonë.
Atyre që po bëjnë inat dhe po nxjerrin vrer nga goja, dëshiroj t’u kujtoj se duan apo nuk duan, ky shtet është atdheu i të gjithëve pa dallim, demokracia pluraliste nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë monopoli i tyre, ndërsa ne turqit, jemi element tepër i rëndësishëm i shtetit.
Mickovski dhe të tjerët do të na shohin më shumë pas 8 majit në Kuvend, dhe se ata duhet ta dijnë se nuk do të mund të bën qeveri pa ne. Për zhvillimin demokratik të vendit tonë, do të duhet t’i jepni fund inateve dhe gjuhës së urrejtjes.
Për një Maqedoni më të bukur edhe ne jemi këtu”, ka shkruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, aktualisht kandidat për deputet i Frontit Europian në zonën zgjedhore 6, Salih Murat.