Opinion

Sa është i arsyeshëm zëri i ndërgjegjës për tu ndëgjuar në momentin e fundit!

Etem Xhekadini

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, që do të mbahet me datë 11/12/24, lidhur me “Abrogim” e disa neneve, po edhe eventualisht të ligjit për gjuhët në RMV, zgjoi nga gjumi mbi 250 intelektual të institucioneve të arsimit sipërore në gjuhën shqipe, po edhe Akademinë Shqiptare (shoqatën), për të ju drejtua me porosi Gjykatës Kushtetuese, duke harruar ata që sollën në këte gjendje të mjerueshme politikëbërsit nga 2001 e deri më tani (11.12.2024).
Ju rikujtojmë gjithë këtyre që tani kur u shtrye, e u përdhosë gjuha shqipe për toke nga viti 2001 e deri tani, e sidomos kur gjëja me riparimin e Ligji për gjuhët në viti 2018. Nga kjo neglizhencë e Qeverive të mëparshme ku edhe sot nuk po dihen shkaqet, ende mbeten të panjohura pse mbeti ky status i mjerueshëm, që po mundëson subjektet politike maqedonase ta vejnë në tavolinë për biseda, po edhe për abrogim.
Tani secilit i është e qartë se ky ligj ishte i keqkonceptuar, e si i tillë nuk i dedikoheshte zyrtarizimit të ligjit të Gjuhës Shqipe!
Ne si Shoqat e Arsimtarëve Shqiptar (SHASH-ë) Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë, po edhe unë si kryetar nga 2005-2016, e më pas si ish-kryetar reagonim rregullishtë se ligji si i tillë i referohet Gjuhës së panjohur të 20%-shit!
Kërkonim nga subjektet politike, institucionet intelektuale e akademike, po edhe sektori civil, po edhe anëtarët shqiptarë të Kushtetueses, të reagojnë lidhur me rikorigjimin e Ligjit, nëpërmjet propozimeve konkrete, që Gjuha Shqipe, të etablohet ligjërisht, sipas kërkesave të Komisionit të Venedikut, përfshi aty, përfaqësimin e saj si Gjuhë zyrtare, madje edhe në dispozitat ligjore, që parashikojnë përdorimin e saj edhe në banknota, edhe në uniformat e ushtrisë dhe në të trija nivelet e gjyqësorit, kurr nuk gjetëm mbështetje.
Këta që sot janë zgjuar nga gjumi ato kohë zgjodhën rrugën e heshtjes, sa duket ishin bërë pjesë e politikës, edhe pse politika duheshte të ketë duart largë këtyre institucioneve.
Tani a do të mjaftojnë këto lotë krokodilli, me kërkesa për të ruajtë marrëdhëniet ndëretnike në vend, e ruajtjen e rrugës së vendit drejtë Unionit Europian!
Mbeteme me shpresë (nga se shpresa vdes e fundit) se Gjykata Kushtetuse, do të tregojë pjekuri të duhur, në momentin e dhënë në mënyrë që të ruhet paqja ,stabiliteti dhe integriteti i vendit.
Largë asajë, mos të heqin dorë miqtë tanë, shpresë për të na ruajtë edhe këte të drejtë elementare të përdorimit të gjuhës amëtare, të garantuar me të drejtat e lirit e njeriut.