BallinaRajon - Botë

Rutte zgjidhet si Sekretar i ardhshëm i NATO-s

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, është zgjedhur si Sekretar i ardhshëm i NATO-s.

Emërimi i Rutte si shefi i ardhshëm i NATO-s u bë formalitet, pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun, Klaus Iohannis, bëri të ditur javën e kaluar se është larguar nga gara, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Sekretari aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg do të largohet nga pozita e tij si shef i aleancës në tetor të këtij viti.