BallinaMaqedoniRajon - Botë

Rute: Evropianët duhet të mësojnë rusishten, ose të shpërngulen në Zelandë të Re, nëse nuk japin më shumë mjete për NATO-n

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i ka thënë Bashkimit Evropian se duhet të rivlerësojë prioritetet e shpenzimeve për të rritur buxhetet e mbrojtjes dhe se është i shqetësuar për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Në paraqitjen e tij të parë në Parlamentin Evropian si shef i NATO-s, Rutte tha se qëllimi ishte “të afronte NATO-n dhe BE-në” për t’iu kundërvënë “fushatës së destabilizimit” të Kremlinit, së bashku me kërcënimet që variojnë nga Irani dhe Kina te sulmet kibernetike dhe ato bërthamore.

– Tani jemi të sigurt, por jo për katër a pesë vjet/ Nëse nuk rritet kontributi financiar, evropianët duhet të mësojnë rusisht ose të shpërngulen në Zelandën e Re. Jam thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në Evropë. Ne nuk jemi në luftë, por nuk jemi as në paqe… Kjo do të thotë se duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe të prodhojmë më shumë kapacitete. Kjo nuk mund të presë. Ne duhet të rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturën kritike – tha Rutte.

Lidhur me Ukrainën, ai tha se paqja mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje në interes të Kievit.