Rusia drejt luftës civile? WAGNER kërcënon Putin: Po nisemi drejt Moskës! (VIDEO)
Yevgeny Prigozhin ndërroi jetë pasditen e djeshme pasi avioni me të cilin ai po udhëtonte u rrëzua pranë Moskës.
Të shumtë janë ata që e cilësojnë këtë ngjarje si hakmarrjen e Vladimir Putin ndaj tij, për grushtin e shtetit të nisur disa muaj më parë, e nisur nga kjo grupi Wagner ka kërcënuar presidentin rus.
Në një reagim pas lajmit për aksidentitn, grupi mercenar ka kërcënuar se do të nisë një marshim drejt Moskës, teksa postuan një video rrëqethëse në mediat sociale duke u zotuar për ndëshkim nëse lideri i tyre konfirmohet i vdekur.
Megjithatë, spekulimet sugjerojnë gjithashtu se Prigozhin mund të ketë falsifikuar vdekjen e tij pasi një avion i dytë, me lidhje me Wagner, u pa në radarin e fluturimit duke fluturuar mbi të njëjtin rajon Tzer, 60 milje në veri të kryeqytetit.
Kjo nuk do të ishte hera e parë që ai kishte arritur të zhdukej: ai u shpall zyrtarisht i vdekur në Afrikë në vitin 2019, përpara se të rishfaqej përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Megjithatë, nga ana e Kremlinit zyrtar, Prigozhi nsë bashku me 9 persona të tjerë janë shpallur zyrtarisht të vdekur.