Rruga “Vera Jociq” në Kumanovë në gjendje të mjerueshme, banorët të zhgënjyer nga kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski
Rruga “Vera Jociq” është në pjesën qendrore të Kumanovës, por gjendja e saj është e mjerueshme si të gjendet në fshatrat e malësisë, thonë për TV News banorët e kësaj lagje, që gjendet pas “Monopolit”.
Ata shprehen të zhgënjyer nga kryetari i komunës së Kumanovës i cili nuk kujdeset fare për gjendjen e kësaj rruge, ku kalohet me vështirësi të mëdha.
“Jemi të zhgënjyer nga kryetari i komunës. Kur ishin zgjedhjet kishte premtime për rregullim të shpejtë të rrugës sonë, por deri tani asgjë”, thonë banorët.
Ata thonë se do të vazhdojnë me apelet për rregullim dhe asfaltim të rrugës dhe shpresojnë se apelet e tyre do të hasin në mirëkuptim.