Maqedoni

Rritja ekonomike, Miftari: Fokus të veqantë në investime kapitale

Pa rritje të qëndrueshme ekonomike, nuk mund të arrihen nivele të ardhurash dhe standarde më të larta të jetesës. Në raportin e fundit, Banka Popullore ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike dhe vlerson se e njejta do të arrijë në 2.6% për vitin 2024, ndryshe nga projeksioni i muajit tetor i cili ishtë në 3%.

Një numër i madh i qytetarëve ankohen për gjendjen e tyre të rënduar ekonomike, e përgjegjëse për këtë sipas ekspertëve është shteti. Në periudhën në vazhdim, qeveria e ardhshme duhet të fokusohet tek rritja ekonomike, me fokus të veqantë në investime kapitale dhe mbështetje të sektorit të biznesit, thotë mes tjerash për TVM2 profeseresha universitare Florije Miftari.

“Politikat e ardhëshme duhet fokusuar në rritje ekonomike, në krijimin e një mirëqenie më të mirë për qytetarët e Maqedonisë. Rritja ekonomike arrihet duke stimuluar ata faktorë të cilët janë kryesorë të rritjes ekonomike, politikat shtetërore sigurisht që duhet të jenë të orientuara në investime më të mëdhaja kapitale ku gjithmonë kemi dështuar në realizim të buxhetit shtetëror nga ajo që është planifikuar dhe nga ajo që është realizuar. Duhet të fokusohen edhe në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme të njohura si gjeneratorë të rritjes ekonomike, mbështetje të inovacionit, dhe të tregtisë në përgjithësi.”, u shpreh profeseresha universitare Florije Miftari.

Zeqiri: Nevojitet rritje prej 4,5% për zhvillim

Nga sektori i biznesit thonë se nëse vendi nuk ka rritje ekonomike prej më së paku 4,5 % nuk mund të presim një zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Durim Zeqiri nga OEMVP shton se një pengesë tjetër për kompanitë vendore është konkurenca nga kompanitë e huaja në vend të cilat janë mjaft të zhvilluar në aspektin teknologjik.

“Vlerësojmë që stadi prej 4,5 % mesatarisht rritje ekonomike duhet një piksynim i qeverisë dhe më pastaj qeveria ti stimuloj kompanitë që të nxisin veprimtarinë e tyre me çka do të kemi edhe përshpejtim të rritjes ekonomike. Një pik tjetër e rëndësishmë që ka të bëj me rritjen ekonomi është zhvillimi ekonomik. Kemi një ngecje në zhvillim dhe këtu mund të shihen qartazi sidomos me konkurencën të cilën e kemi pikërisht në vendin tonë dhe janë kompanitë e huaja gjegjësisht kompanitë nëpër zonat industriale teknologjike. Piksynimet duhet të jenë që të rritet ky nivel i teknologjisë edhe tek kompanitë vendore me qëllim që të rritet efikasiteti i kompanive.”, tha Durim Zeqiri nga OEMVP.

Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se për të pasur një ekonomi të shpejtë dhe efikase duhet të përmirësohet infrastruktura rrugore me shtetet fqinje, e cila po ndërtohet me ritme të ngadalta. Sa i përket paralajmërimeve se qeveria e ardhshme do të mer huamarje prej 1 miliard euro, ata me porosi se nësë ndodh një gjë e tillë, mjetet të realokohen në mënyrë të duhur dhe jo për shpenzime joproduktive të cilat nuk sjellin asnjë lëvrdi në qarkullimi ekonomik.