July 1, 2024
BallinaMaqedoni

Rritja e temperaturave në Shkup, shumë qytetarë freskohen në qendra tregtare dhe autobusë për të kursyer energjinë

Dy të tretat e popullsisë së Maqedonisë janë në varfëri energjetike, tregojnë analizat e bëra. Për këtë arsye qytetarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë mënyra për të ulur vetë faturën e energjisë elektrike, transmeton Lideri.mk.
Ata, posshtu nuk kanë mundësi për pushime verore.

“Përfituesit e të ardhurave minimale të garantuara marrin subvencion për energjinë elektrike vetëm në muajt e dimrit, por në muajt e verës ndoshta duhet të freskohen në autobusët e JSP-së në Shkup ose në qendrat tregtare. Këto janë të vetmet vende me ajër të kondicionuar ku mund të freskohen falas”, deklaroi Biljana Dukovska, nga “Platforma e Varfërisë”, rapeoton Sitel.

Në janar të këtij viti, në faturat e energjisë elektrike u fut një taksë e re e quajtur “qasja në rrjet”. Para se të vihej kjo taksë, ishte paralajmëruar se do të prekte vetëm ata me pesë apartamente dhe shtëpi pushimi, transmeton Lideri.mk, por në praktikë më së shumti dëmtoi qytetarët që kursejnë. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski në programin parazgjedhor premtoi se do ta shfuqizojë këtë taksë, ndërsa rregullatori i parë i tha se nëse kjo ndodh, tarifa e lirë do të shtrenjtohet për 15 për qind./Lideri