October 5, 2024
BallinaMaqedoni

Rritet numri i viktimave në aksidentin tragjik në Maqedoni

Është rritur numri i viktimave në aksidentin teagjik që sot në mëngjes tronditi Maqedoninë.

Tre persona nga Prilepi kanë vdekur dhe një është lënduar në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm para orës 08:00 në rrugën Prilep – Manastir në dalje nga qyteti, afër fshatit Lagovë, përcjell MIA.

Aksidenti ka ndodhur në një përplasje të drejtpërdrejtë në mes të një automjeti të udhëtarëve “Toyota” me targa të Prilepit që ka qenë duke lëvizur në drejtim të Manastirit dhe një kamion që ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, në drejtim të Prilepit.

Ekipet e Zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit pasi nga përplasja e drejtpërdrejtë automjetet kanë marrë flakë.

Sipas informatave fillestare nga shefi i Mjekësisë Emergjente nga Prilepi, Boshe Millosheski, thirrja në ekip është pranuar rreth orës 07:45 dhe në vendngjarje është konstatuar vdekja e tre personave nga Prilepi, ndërsa shoferi i kamioni është plagosur.

Ekipet e policisë dhe prokurorisë themelore publike ende po kryejnë kontroll në vend, ndërsa rruga kryesore Prilep – Manastir është plotësisht e mbyllur.