Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,09% në raport me vendimin e datës 5.6.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 3,803 %, te nafta për 2,996 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,977 % dhe te mazuti për 2,913%.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,122%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) rriten për 1.50 den/l.