Rriten afër 60 përqind rastet me COVID-19 gjatë tetorit në Ballkanin Perëndimor, Kosova me më së paku të infektuar
Afër 60 përqind është rritja e numrit të rasteve më COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kur krahasohet muajit tetor me shtatorin.
Në 14 ditët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 166 mijë e 17 raste, krahasuar me 100 mijë që kanë qenë në fund të muajit shtator, raporton AlJazeera Balkans, transmeton Klankosova.tv.
Kosova për këtë kohë ka regjistruar vetëm 238 raste pozitive.
Serbia ka numrin më të madh që infektuar për dy javë (nga 12 deri më 25 tetor), me 93 mijë e 249 të infektuar me koronavirus.
Ngritje e madhe për të njëjtën periudhë është shënuar edhe në Kroaci, ku janë prekur 27 mijë e 977 veta ndërkaq në Slloveni me COVID-19 janë infektuar 18 mijë e 976 persona.
Pastaj në radhë vjen Bosnja dhe Hercegovina me tetë mijë e 122 të infektuar.
Në fund vijnë Shqipëria, me gjashtë mijë e 797 të infektuar, Mali i Zi me pesë mijë e 759, Maqedonia me katër mijë e 899 dhe e fundit renditet Kosova me vetëm 238 raste pozitive me COVID-19 në periudhën e njëjtë dyjavore.