Rrëzohet një aeroplan, humbin jetën 62 udhëtarë (Video)
(E përditësuar 20:35) – 62 pasagjerët që ishin në aeroplanin që u rrëzua në qytetin Vinhedo të Brazilit kanë vdekur, konfirmuan autoritetet braziliane të premten.
You can skip this ad in 1Advertisement
Në aeroplan ishin 58 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi.
Nuk dihet ende shkaktari i aksidentit.
Faqja e gjurmimit të fluturimeve, “Flightradar24”, ka bërë të ditur se aeroplani i rrëzuar ishte prodhuar në vitin 2010. Gjatë 60 sekondave të fundit të fluturimit, transponderi i aeroplanit ka transmetuar shpejtësi vertikale deri në 440 kilometra në orë, sipas “Flightradar24”.
Aeroplani me 62 pasagjerë rrëzohet në Brazil
(20:15) – Aeroplani me 62 pasagjerë është rrëzuar në qytetin Vinhedo, afër Sao Paulos të Brazilit të premten, raporton Sky News.
Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon se aeroplani bie me shpejtësi të madhe drejt tokës.
Autoritetet kanë konfirmuar rrëzimin e aeroplanit, ndërsa forca të shumta policie e zjarrfikës janë parë në vendngjarje.
Aeroplani me dy motorë po fluturonte nga Cascaveli në Brazilin jugor për në aeroportin kryesor në qytetin e Sao Paulos kur u rrëzua në qytetin e Vinhedos, ka thënë linja ajrore “Voepass”.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka thënë se “duket” se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.
“Unë do të doja që të gjithë të ngriheshin në këmbë që të mund të mbajmë një minutë heshtje sepse një aeroplan sapo është rrëzuar në qytetin Vinhedo, në Sao Paulo, me 58 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit dhe duket se të gjithë kanë vdekur”, ka thënë ai, teksa po merrte pjesë në një ngjarje në Brazil.