Rreth 5 miliardë euro e gjysëm qytetarët e Maqedonisë i ruajnë si kursime nëpër banka
Shkup, 27 korrik – Sipas të dhënave të Bankës Popullore të Maqedonisë, mbi 5.44 miliardë euro janë regjistruar nëpër bankat e vendit si kursime apo depozita të qytetarëve.
Këto kursime janë sipas të dhënave deri në muajin qershor 2023, dhe se bëhet fjalë për kursimet totale të qytetarëve, përcjell portali Faktor.
Depozitat në bankat e vendit kanë ardhur në rritje të vazhdueshme dhe çdo muaj gjatë gjithë periudhës së kaluar, madje edhe në muajt e inflacionit jashtëzakonisht të lartë.
Pra, sipas shifrave të BPM-së, vetëm në muajin qershor kemi rritje të depozitave të qytetarëve për 63 milionë euro. Ose, nëse shihen si rritje në përqindje, depozitat janë rritur me 1.2 për qind krahasuar me një muaj më parë.
Kjo tha se deri më tani kursimet bankare janë zgjedhja numër një për qytetarët dhe se ata ende preferojnë që paratë e tyre t’ua besojnë bankave, përcjell INA.
Sa i përket valutave, qytetarët gjithnjë e më shumë e preferojnë denarin vendor si opsion kursimi, madje në qershor kanë deponuar më shumë në denarë sesa në valuta tjera.(INA)