Rreth 250 mjekë në vit largohen nga shëndetësia publike
200 deri në 250 mjekë në vit nga Qendra për Shëndet Publik largohen nga Maqedonia e Veriut për në vendet e jashtme evropiane. Në fillim të shekullit 20 në Qendrën e Shëndetit Publik numri i përgjithshëm i mjekëve ka qenë rreth 60 mijë, ndërsa në vitet e 90 ky numër ka shkuar në 18 mijë, ndërsa në vitet e fundit ka rënë në 6 deri në 7 mijë mjekë. Këto shifra i bëri të ditur, kryetari i Shoqatës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Goran Dimitrov, i cili tha se për të mbajtur mjekët në vendin tonë duhet të bëhen përmirësime të kushteve mjekësore.
Goran Dimitrov, kryetar i Shoqatës së Mjekëve
“Nëse shihet nga pika profesionale mendoj se duhet të bëhet një regjionalizim i mirë kjo është e para, të sigurohen kushte më të mira për specializim, përmisim për punësim më të shpejtë, të ketë subvencione përderisa studentët e mjekësisë janë në studime dhe sigurisht të respektohen disa dëshira që kanë njerëzit e rinj për vizionin e tyre në mjekësi”
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, tha se problemi i largimit të mjekëve nuk është vetëm në vendin tonë por është në nivel global, dhe se duhet punuar për ndalimin e ikjes së mjekëve, ndërsa si veprim i parë që duhet bërë sipas saj, është rritja e pagave për punjonjësit shëndetësor.
Maja Manoleva
“Në periudhën e kaluar sigurisht kemi intervenuar në atë që do të thotë kusht primarë që nuk është i vetëm, për mbetjen e punëtorëve shëndetësorë në vendin tonë, ajo është rritja e pagave, me çka do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme me mbarimin e zgjedhjeve”
Ane Johansen, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoni tha se pavarësisht përparimit të shëndetësisë, ka ende vend për përmirësime në sistemin shëndetësor.
Ane Johansen
“Enda ka vend për përmirësim, duhet të ulën kostot që njerëzit paguajnë nga xhepi për shërbimet shëndetësore. Në veçanti, ne po punojmë për përmisimin e kujdesit primar shëndetësor, po bashkëpunojmë edhe me vende tjera, veçanërisht me Slloveninë, në një projekt për forcimin e infermierisë”
Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, më 5 prill, u theksua se duhe të në vazhdimësi të punohet për prioritetet në shëndetësi, investime të reja për mjetet medicionale, përmirësimin e infrastrukturës, dhe përforcimin e kuadrit mjekësor.