Rrëmujë në vendkalimet kufitare, numër i madh i mërgimtarëve vijnë për pushime
Mërgimtarët që në periudhën e verës kthehen në Maqedoninë e Veriut kanë “vërshuar” kalimet kufitare në veri të vendit. Por, kolona ka thuajse në të gjitha pikat e kalimit. Sot rrëmujë kishte në Bllacë për hyrje në Kosovë, në Preshevë për hyrje në Maqedoni nga Serbia dhe Bogorodicë për hyrje në Greqi. Dje nga Greqia në vend kanë hyrë rreth 5000 qytetarë ndërsa në periudhën e njëjti nga vendi jonë janë larguar 5200 persona, prej të cilët rreth 2000 shtetas të Maqedonisë. Më shumë njerëz ka në kalimin Tabanoc ku vetëm dje në vendin tonë kanë ardhur mbi 13.000 udhëtarë.
“Këtë e tregojnë edhe të dhënat në vendkalimin kufitarë Tabanoc. Nga 13 632 udhëtarë, 4 366 qytetarë tanë kanë hyrë, që do të thotë se është rritur numri i hyrjeve i atyre, një pjesë e tyre, gjithsesi, ndoshta edhe kthehen nga pushimet verore nga bregdeti i Adriatikut, por pjesa më e madhe janë gurbetçarë që tradicionalisht në periudhën e verës kthehen në vend” -deklaroi Suzana Pranjiq Talevska zëdhënëse e MPB-së.
Nga Lidhja auto-moto informojnë për rritje të qarkullimit në vendkalimet kufitare, që për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në 45 minuta.