Rrëfim ekskluziv i Feta Alimit: Dyert e Kuvendit nuk u hapën me çelësa
Ish i dënuari për 27 prillin e vitit 2017 në Kuvend, Abdylfeta Alimi i cili njëkohësisht është personi i cili shpëtoi Ziadin Selën, shpreh ekskluzivisht në “Rruga drejt” të vërtetën për hapjen e dyerve të Kuvendit. Alimi thotë se është dëshmuar se çelësat për të cilat është dënuar, nuk kanë hapur dyert e Kuvendit. Ai foli edhe për përjetimet në burg, ofertat joshëse politike me kusht lirinë dhe të gjitha lëshimet e tjera që ndodhën sipas tij qëllimisht më 27 prill të vitit 2017 kur protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend.
“Atë ditë isha i sistemuar në atë vend, por aty nuk isha 7 muaj asnjëherë përveç në ditën kritike. Po mua nuk më ka shkuar mendja për lojëra. Me ato çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme. E dini mirë se kush i hapi dyert. Kur mbarojnë seanca, 95 për qind e tyre ikin në shtëpi. Kur kanë ndonjë konferencë duhet të na njoftojnë, por mua atë ditë nuk më njoftoi askush. Momenti më i vështirë ishte kur më dënuan. E kisha djalin mbrapa. Atë moment nuk mund ta harroj. U ktheva mbrapa e pash djalin, ju kishin skuq sytë dhe më tha në heshtje “shumë babi”. A të është ofruar ndonjëherë që në kusht të lirisë dhe lirimit nga akuza të kaloni në subjekt tjetër politik? Mbas dënimit kishte gjëra të tilla. Brenda në burg më vinin sinjale por edhe fëmijëve u kanë thënë”, u shpreh Abdylfeta Alimi, Ish i dënuar për 27 prillin.