July 3, 2024
Maqedoni

Rrahje mes dy grupeve në burgun e Idrizovës, i dënuari nga Studeniçani dërgohet në spital

Me datë 01.06.2024 në ora 18:47 policia e Shkupit është njoftuar nga burgu i Idrizovës se në pjesën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia publike nga konfrontimi fizik i ndërsjellë mes dy grupeve të të burgosurve, transmeton lideri.mk.

Me këtë rast, i dënuari H.F.(29) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia./Lideri