“Romansë” në Gjykatën e Shkupit, betohen në dashuri të përjetshme pasi gjykata i dënoi me burg (Video)
Daniel Stançev, i dënuar në rastin “Softueri”, pas shqiptimit të dënimit i propozoi të dashurës së tij Irena Ivanovska, poashtu e dënuar në këtë rast. Të dy u dënuan me vendim ende jo të plotëfuqishëm, Stançevski me katër vjet dhe Ivanovska me tre vjet e gjashtë muaj arrest, transmeton Lideri.mk.
Prokurorja, Ivana Trajçeva, kërkoi që të caktohet masa e paraburgimit për katër nga të dënuarit, përfshirë Daniel Stançev. Trajçeva përmendi faktin se Stançevi nuk ka pronë dhe nuk ka familje të krijuar si një nga rrethanat për të cilat kërkon dërgimin e tij në burg.
Ndryshe, të merkurën më 6 korrik, Gjykatën Themelore Penale në Shkup u shpall aktvendimi për rastin “Softueri”. Të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe u dënuan nga tre deri në 8 vjet burg. I akuzuari parë, Dragi Rashkovski u dënua me 8 vjet burg. Ndërsa të përfshirët e tjerë:
Ivica Dimitrovski – 5 vjet
Igor Hristov – 5.5 vjet burg
Daniel Stançev – 4 vjet burg
Irena Ivanovska – 3.5 vjet burg
Igor Ivanovski – 3 vjet burg
Maja Siljanovska – 3 vjet burg
Ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Dragi Rashkovski, si dhe persona të tjerë, është i akuzuari i parë për keqpërdorim të pozitës dhe kompetencave zyrtare.
Aktakuza për rastin “Softuerët” përfshin blerjen e dy softuerëve për kundërvajtje në komunikacion dhe për identifikim biometrik, të cilat sipas Prokurorisë nuk janë kërkuar dhe përdorur nga askush. Aktakuza përfshin edhe pagesën e tarifave nga e cila sipas prokurorisë ka marrë pjesë edhe ish-sekretari i përgjithshëm. Rashkovski ndiqet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe larje parash. Me të akuzohen edhe gjashtë persona të tjerë: Ivica Dimitrovski, Igor Hristov, Daniel Stançev, Irena Ivanovska, Igor Ivanovski dhe Maja Siljanovska. /Lideri.mk