RMV, të premten shtrenjtohen cigaret
Cigaret, purot, prodhimet e duhanit dhe lëngu për cigaret elektronike do të shtrenjtohen të premten, kur hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për Akcizë. Kuvendi i ka miratuar këto ndryshime javën e kaluar më 3 tetor, njofton Portalb.mk.
Cigaret do të shtrenjtohen 5 denarë në kuti, sipas arsyetimit të ndryshimeve ligjore, pritet që të ketë rritje të të ardhurave në buxhet për rreth 13 milionë euro në vjet.
“Pas nenit 84 shtohet nën i ri 84-a, i cili thotë: Akciza për cigare nga neni 78 paragrafi (1) nga ky ligj kap vlerën 3,253 denarë për copë dhe 9% nga çmimi me pakicë për kuti. Nëse akciza e kombinuar është më e ulët se 3,453 denarë për copë, zbatohet akciza minimale prej 3,453 denarë për atë sasi”, thuhet në ndryshimet ligjore.
Plotësisht, me miratimin e ndryshimeve, çdo 1 janar deri në vitin 2030, akciza e cigareve do të rritet për 0,23 denarë për copë. Dispozitë të këtillë ligjore kishte deri më tani, por ajo ka skaduar këtë vit.