Maqedoni

RMV, sot numri i të vdekurve nga Kovid-19 dyfish më i lartë se ai i rasteve të reja

Nga 1.418 persona të testuar për Kovid-19, sot vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërkaq dyfish më i lartë është numri i personave që kanë ndërruar jetë, edhe atë 18. Të shëruar janë regjistruar 71 pacientë, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 18 persona të vdekur, edhe atë: 7 persona nga Shkupi (41, 54, 58, 79, 81, 84 dhe 86), 3 persona nga Tetova (69, 72 dhe 81) dhe Gostivari (68, 68 dhe 77) , 2 persona nga Prilepi (80 dhe 90) dhe një person secili nga Vinica (76), Makedonska Kamenica (77) Dibra (92).

Rastet e reja:

Shkup – 7
Të shëruarit:

Shkup – 18
Kumanovë – 15
Manastir – 8
Veles – 4
Shtip, Koçani dhe Probishtip – nga 3
Kërçovë, Radovishi, Dellçevoja dhe Vinicë – nga 2
Prilep, Strumicë, Negotinë, Sveti Nikole, Valandovë, Krushevë, Demir Hisar, Kratovo dhe Makedonska Kamenica – 1.
Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot gjithsej janë testuar 778.092 persona prej t cilëve 155.067 kanë rezultuar pozitiv, 149.940 prej tyre janë shëruar ndërsa 5.329 kanë ndërruar jetë kurse aktualisht ka 2.798 raste aktive.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/