Opinion

RMV me Qeveri teknike anëtarëve te së cilës u mungojnë jo vetëmse aftesite por edhe vizioni teknokratik

Ejup Berisha

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej dje ka filluar të funkcionon Qeveria e re që njihet si teknike me në krye me Kryeministrin teknik Talat Xhaferi i cili është kuadër politik i Bashkimit Demokratik për Integrim. Deri para dy tre ditëve kjo Qeveri ishte politike të cilën e udhëhiqte tanimë ish Kryeministri Dimitar Kovaçevski i LSDM-së. Qeveria teknike e prodhon sistemin e qeverisjes Teknokratike, kë
shtuqë nëse Qeveria është teknike sistemi i qeverisjes e saj duhet të jetë kryesishtë teknokratik e më pak politik. Kjo duhet të jetë kështu pasiqë Qeveria teknike nuk ka kompetenca që të sjell vendime të mëdha dhe të rëndësishme politike.Teknokracia është një formë qeverisjeje korporative- shtetërore në të cilën zënë vend ekspertët teknikë ndërsa vendimet të cilat i miratojnë ata janë qëndrore në sistemin e vendim-marrjes. Pse kur shkrova për Talat Xhaferin e përmenda se i njëjti është kuadër politik i Bashkimit Demokratik për Integrim, këtë e bëra për shkak se kuadrot politike kanë kryesishtë vision politik e nuk kanë vizion teknokratik. Nëse i hidhet një sy përbërjes së Qeverisë së re teknike të RMV-së të gjithë antarët e saj janë kuadro politike që don të thotë se duke filluar nga shefi i Qeverisë e deri te anëtari i fundit i institucionit më të lartë ekzekutiv këta janë kuadro të cileve nuk u mungon vizioni politik por te njëjtëve u mungojnë aftësitë dhe vizioni teknokratik
Qeveria teknike në fakt duhet të përbehet nga personalitete të pavarura nga çdo ndikim. Kështuqë antarët e Qeverisë së re me plote të drejte mund të thuhet se nuk janë teknokrat por janë politikan. Kjo është kështu pasiqë gjatë përzgjedhjes së tyre nëpër postet e tyre në Qeveri në të gjitha fazat vendimtar ka qenë vullneti dhe ndikimi i subjekteve politike anetar të të cilave janë të njëjtët. Duke i pasur parasyshë këto fakte Qeveria e RMV-së nuk është teknike por është politike me kompetenca të kufizuara apo dhe të cunguara kushtetuese-juridike.