RMV-ja në mesin e dhjetë vendeve më të varfëra në Evropë
Maqedonia e Veriut gjendet në mesin e 10 vendeve më të varfëra në Evropë.
Nga vendet ballkanike, sic percjell KlanM, më të varfër se vendi ynë janë vetëm Kosova dhe Shqipëria. Vendi më I varfër evropian është Ukraina, kurse në listë janë edhe Gjeorgjia, Moldavia, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, të gjithë vende që nuk janë pjesë të Bashkimit Evropian.
Вратете го видот на која било возраст со овој метод…не се потребни операции !!!
Sponsored by MonadPlug
Në ueb-faqen „World Population Review“ që përpunon të dhëna nga burime relevante si Banka Botërore dhe OKB-ja, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut renditet e gjashta në këtë listë.
Sipas të dhënave për vitin 2020, Bruto Prodhimi Vendor për kokë banori në RMV ka qenë 5.888 dollarë, kurse të ardhurat kombëtare bruto kanë qenë 5.720 dollarë.
Bullgaria dhe Rumania, sic percjell KlanM, janë vendet më të varfëra në BE, por megjithatë renditen më mirë se të gjitha vendet ish-jugosllave dhe bllokut lindor.
Në listën e vendeve më të pasura dominojnë vendet e Skandinavisë dhe Evropës Perëndimore.
Evropa për momentin përballet me një nga krizat më të mëdha ekonomike dhe energjetike, që ka goditur të gjitha vendet, në vecanti vendet më të varfëra./KlanMacedonia/