RMV, Fondi e ka hapur mundësinë për të siguruar mbështetje financiare për ndërmarrjet hulumtuese dhe zhvillimore
Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në Maqedoninë e Veriut deri më 15 prill në ora 14:00 do të pranon aplikime në Thirrjen e re “Start Up 6”. Kohëzgjatja për realizimin e projektit mund të jetë deri 12 muaj, transmeton Portalb.mk.
“Inkurajojmë inovacionin midis ndërmarrjeve tregtare të sapothemeluara duke ofruar mbështetje financiare për aktivitetet që lidhen me hulumtimin dhe zhvillimin. Mbështetja do të jepet për projektet që kanë të paktën një “koncept të konfirmuar” dhe një ambicie të qartë për komercializim”, theksojnë nga Fondi.
Vlera e përgjithshme e buxhetit për Thirrjen “Start Up 6” është 2 milionë euro.
“Mbështetje financiare deri në 90% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 40,000 euro për shoqëritë tregtare deri në 3 (tre) vjet ekzistencë deri në momentin e aplikimit, ose deri në 85% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, por jo më shumë se 60,000 euro për shoqëritë tregtare me më shumë se 3 (tre) dhe më pak se 6 (gjashtë) vjet ekzistencë deri në momentin e aplikimit”, sqaroi Fondi.