Maqedoni

RMV, është mbyllur një objekt në rrethinën e Gostivarit, arrestohen gjashtë persona

Nëpunës policorë të SPB Tetovë mbrëmë nga ora 23 deri në ora 3 të mëngjesit gjatë një aksioni të përbashkët me Inspektoratin shtetëror të punës kanë mbyllur një objekt hotelierik të locuar afër autostradës Gostivar-Tetovë, i cili nuk i ka respektuar protokollet për punë dhe masat për ballafaqim me Kovid-19. Pronari i objektit është arrestuar për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, informon Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç njofton MPB, ai është sjellur në mënyrë agresive ndaj nëpunësve policorë dhe i ka ofenduar, për çka gjithashtu do të dorëzohet parashtresë adekuate.
“Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur edhe pesë shtetase të huaja (kërcimtare), prej të cilave tre nga Republika e Shqipërisë dhe dy nga Republika e Kosovës, të moshave të ndryshme nga 26 deri 45 vjeç, të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin. Ato janë arrestuar në Stacionin policor në Gostivar për procedurë të mëtejme. Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut”, thonë nga MPB.