Rivotimi në zonën 5 dhe 6, Xhaferi: Partitë maqedonase i kanë garantuar VLEN-it se do t’ua sigurojnë mandatin edhe në Gjykatën Administrative
Valdet Xhaferi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se VLEN, VMRO-DPMNE dhe LSDM në mënyrë të orkestruar po përpiqen t’i marrin dy deputetë Frontit Europian. Xhaferi tha se ka informacione se pas vendimit të KSHZ-së për t’u rivotuar në disa vendvotime në zonën e 5 dhe 6 zgjedhore, partitë maqedonase me ndikim në Gjykatën Administrative, i kanë premtuar VLEN-it mbështetje edhe nëse Fronti ankimon vendimin.
“Informacione shqetësuese të cilat dalin, që në mënyrë të organizuar partitë politike maqedonase i kanë garantuar VLEN-it se edhe në Gjykatë Administrative, përmes gjykatësve të cilët janë aty, do t’ua sigurojnë mandatin vetëm e vetëm që ne të jemi në një vijë, që Fronti të dobësohet sa më tepër dhe mos të jetë forca e dytë politike në vend”, theksoi Xhaferi.