Rikonstruohet autostrada Shkup-Tetovë, Nikolloski publikoi videon
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook ka postuar video nga rikonstruimi i autostradës Shkup-Tetovë.
Investimi kap vlerën e 9.1 milionë eurove, transmeton Lideri.mk.
“Ne vazhdojmë me ritëm të shtuar të punës. Video nga rindërtimi i autostradës Tetovë – Shkup në pjesën para Shkupit, projekt i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore. Ne do ta bëjmë Maqedoninë vend më të bukur për të jetuar”, tha ministri Nikolloski./Lideri