Maqedoni

Ridvan Ibrahimi: Nuk do të punojë administrata e komunës, derisa të ndjehen të sigurtë nga kërcënimet

Pas mbylljes së komunës së Haraçinës nga kërcënimet e mara ndaj kryetarit dhe administratës. Kryetari Ibrahimi përmes një konference për media ka sqaruar opinionin se pas incidentit ditën e martë komuna nuk do të punojë derisa të zgjidhet rasti sepse nuk ndjehen të sigurtë, raporton Klan M.

”Këtë press konferencë e kemi caktuar si rezultat i disa incidenteve që kanë ndodhur në të kaluarën, ndodhin edhe tani. E nëse e lëmë kështu pa mos reaguar do të ndodhin edhe në të ardhmën. E dinë organet e rendit, i njohin edhe personat që kërcënojnë jo vetëm mua si kryetar por edhe gjithë administratën. Andaj nga e marta pas atij incidentit komuna do të jetë e mbyllur deri të zgjidhet rasti i plotë” – tha Ridvan Ibrahimi, kryetar i komunës së Haraçinës. /KlanMacedonia/