Richard Grenell shijon jugun e Shqipërisë me të dashurin
Shkruan: Arben Rrozhani
Ish-i dërguari i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell ka mbërritur prej ditësh në Shqipëri, ku ka nisur të shijojë jugun. Ai ka ndarë këtë foto me partnerin e tij Matt Lashey, ku duket qartë që po e shijon bregdetin shqiptar. Është publik fakti që Grenelli është në një marrëdhënie me Lashey.
Grenell ditë më parë ishte në Tiranë nën “petkun” e investitorit. Në një takim mbajtur diskret nga Kryeministria, Grenell jo vetëm që e ka vizituar kryeministrin Edi Rama, por edhe ka drekuar me të. Por më pas, një vizitë surprizë Grenell duket se ka bërë edhe te presidenti Ilir Meta. Ndryshe nga Rama, Meta e ka bërë publik faktin e një takimi mes tyre, ndërsa flet se do mbështesë investimet amerikane./Shekulli