Rajon - Botë

Rezoluta për Srebrenicën/ Vuçiq ‘qanë’ në krahët e Gjuriqit

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar sot pro rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u mundua që përmes propagandës të parandalojë votimin në OKB, por nuk ia doli dot pasi rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

Në rrjetet sociale, tashmë janë publikuar fotografi dhe video të ndryshme të shfaqjes së nervozizmit të udhëheqësit serb.

Ai në një moment shihet i mbështjellë me flamuj të shtetit serb gjersa e ngushëllon ministri i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.