Maqedoni

Rezoluta e VMRO-së nuk e ka emrin e shtetit, Qeveria nuk e pranon

Kryeministri Zoran Zaev tha se Rezoluta e VMRO-DPMNE-së që është dorëzuar në Kuvend për mbrojtjen e vijave të kuqe kombëtare është e papranueshme për shumicën qeverisëse, sepse emri kushtetues nuk përdoret në të.

Zoran Zaev, kryeministër

“Rezoluta përmend Republikën e Maqedonisë në disa vende, në mënyrë kushtetuese duhet të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Çdo rezolutë ka një preambulë, ndërsa emri kushtetues është shmangur atje”.

Kryeministri theksoi se emri I shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe jo Republika e Maqedonisë V.

Zoran Zaev, kryeministër

“Kushtetuta jonë nuk thotë që ne jemi Republika e Maqedoni së V.. Ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët votuan për atë çështje në referendum. Në një diskutim 130-ditor, Parlamenti votoi tre herë në një vendim për një emër të ri kushtetues, duke shtuar fjalën e Veriut në emrin e Republikës së Maqedonisë, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Prespës, që tashmë është një ligj, dhe në të njëjtën kohë pjesë e Kushtetutës sonë. Kështu që unë pres që Kushtetuta të respektohet nga të gjithë ata që janë të detyruar”.

Kryeministri shtoi se ligji parashikon ndëshkime për shkelësit e Kushtetutës. Ai po ashtu theksoi se do të reagojnë ndaj adresimit si “maqedonas të veriut” nga Slavi Trifunov, partia e të cilit fitoi zgjedhjet parlamentare në Bullgari dhe se ai pret që zbatimi i udhërrëfyesit të fillojë së shpejti.

Ditë më parë VMRO dhe e Majta dorëzuan në kuvend një rezolutrë për caktimin e vijave të kuqe me Bullgarinë. Përmes rezolutës VMRO-ja kërkon “të respektohen studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike, gjuhësore, kulturore. /SHENJA/