Respublica thotë se politika duhet të demonopolizohet apo se kjo nuk guxon të personalizohet
Ejup Berisha
Politika nuk është apo ajo nuk guxon të jetë pronë private e askuj sepse e njëjta është qështje publike, grekët e lashtë të njëjtën e kanë emruar si Respublica. Pra kjo nënkupton se politika u takon të gjithë individëve në shtet e jo vetëmse një individi të vetëm, apo dhe një grupi të caktuar individësh. Por jo disa individ e kanë përvetsuar atë dhe të njëjtët sikurse duan të thuan se e kanë tapinë e saj. Duke i parë sjelljet, çasjet dhe veprimet e tyre krijohet përshtypja se atyre politikën ua kanë lënë trashëgimi prindërit apo gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre. Askush nuk guxon të ketë mendime e aq më pak bindje të tilla të mbrapshta. Realiteti është se Politika u takon të gjithëve dhe askush nuk guxon t’ia vendos asaj vulën e pronës personale. Një qështje që u takon të gjithëve dhe duhet të jetë në shërbim të të gjithëve nuk guxon ta ketë vulën e personales. Individ të cilët e kanë përvetsuar politikën kanë qenë mbretërit absolut. Ata kanë qenë të bindur se pushtetin e kanë nga Perendia apo se këta sundojnë në emër të të Madhërishmit. Si eksponent më i ashpër i sundimit me dorë të hekurt ka qenë mbreti i Francës Luigji i XVI. Ky ka sunduar aq ashpër sa që veten e ka identifikuar me shtetin. I njëjti bile edhe ka deklaruar se shteti është ai vetë. Duhet ta dini atë thënien e njohur që i atribuohet atij “L’etat c’est moi”.
Nëse e shikoni mënyrën e marrjes së pushtetit në kohën e mbretërive absolute mbretërit e atëhershëm ndoshta kanë pasur të drejtë të mendonin ashtu siç kanë menduar atë kohë të njëjtët. Pra pushteti atyre u vinte si trashigim. E njohur është ajo thënia e mbretëteshës së anglisë Vdiq mbreti pastë jetë të gjatë mbreti. Cfar nënkupton kjo thënie kjo e nënkupton realitetin se ajo e ka dhënë lajmin se atëkohë me të vërtetë ka vdekur mbreti Çarlsi i VI por se familja mbretërore menjëher e ka emëruar pasardhësin e tij Çarlsin e VII. Edhe politikanët e sotëm po sillen sikurse të jenë pjestarë të mbretërive absolute apo të dinastive të tyre. Por këta po harrojnë se pushtetin e marrin në zgjedhje e nuk e trashëgojnë nga familja apo dhe nga asnjë i afërm i tyre e aq më pak nga Perendia. Kjo i obligon këta politikan që në politikë të sillen si udhëheqës e jo si sundues absolut. Por jo të njëjtët nuk po sillen si udhëheqës por më tepër po duan të sillen si sundues. Në kohërat bashkëkohore apo dhe në sistemet demokratike pushteti nuk guxon të përvetsohet që do të thotë se ai nuk guxon të monopolizohet e aq më pak të personalizohet, sepse këto gjëra nuk janë në përputhje me parimet e Respublicas. Nëse dikush e merr guximin dhe i bën veprimet e më sipërme atëher ai e ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pushtetin. Të gjithë politikanët duhet ta dinë një fakt real dhe të pamohueshëm se këta duhet të udhëheqin në bazë të dispozitave dhe të rregullave abstrakte që nënkupton në bazë të rregullave dhe dispozitave të jo-personalizuara kushtetuse juridike, dhe këta edhe ashtu duhet të sillen sa janë në politikë apo më sakt në pushtet. Kjo nënkupton se në Respublica pushteti është i të gjithëve dhe i askuj.Pra në bazë të Kushtetutës te ne në RMV sovraniteti rrjedh nga qytetarët dhe i njëjti u përket qytetarëve. Çdo interpretim dhe çasje ndryshe nga ky përcaktim paraqet shkelje të rëndë të kushtetutës apo mohim i sovranitetit të sovranit-lexo të qytetarëve.