July 1, 2024
Maqedoni

Reshje të shumta bore sonte në Kodrën e Diellit-Tetovë

Një përrallë e bukur bore: AKTUALISHT reshje intensive të borës në qendrën e skijimit Kodra e Diellit.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik, nesër në Maqedoni do të mbajë mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.

Nga kompania“Rrugët e Maqedonisë” informojnë se për momentin reshjet nuk shkaktojnë probleme gjatë rrugës për në qendrën e skijimit dhe se ekipet janë në terren.