Republika e Funksionarëve me Rroga të Mëdha
Ejup Berisha
Vendi ku jetojmë ne Maqedonia e Veriut është Republikë e funkcionerëve. Në këtë shtet sovraniteti shtetëror formalisht buron nga qytetarët dhe ai u takon atyre por në aspekt faktik i njëjti nuk ju takon titullarëve në kushtetutë por sovraniteti u takon funkcionarëve shtetror dhe publik. Si duket në raport me sovranitetin kemi mospërputhje të plot rreth asaj se nga buron dhe kujt i takon i njëjti këtu në RMV. Dhe duke e pasur parasyshë këtë realitet shumë lehtë mund të biem në përfundim se kushtetuta në raport me atë se nga buron dhe kujt i takon sovraniteti është më tepër një kartolinë e dëshirave të bukra sesa një realitet. Kjo me qështjen e sovranitetit reflektohet edhe në qështjet e tjera psh se kush mund ti gezoj të drejtat, liritë dhe privilegjet në shtet. Sërish në aspektin formal kushtetues dhe juridik të drejtat liritë dhe privilegjet duhet tu takojnë të gjithë qytetarëve por në aspekt faktik kjo te ne nuk është kështu sepse këtu të drejtat, liritë dhe privilegjet u takojnë më së tepërmi funkcionarëve shtetëror dhe publik. Këta në fakt sa i përket privilegjeve dalin mbi kushtetutën dhe ligjet pozitive në shtet. Kohëve të fundit dëgjojmë informacione se funkcionarët i kanë vet-rritur pagat e tyre për 78 përqind. Kjo bie në kundërshtim me parimin e barazisë formale të të gjithëve para Kushtetutës dhe ligjeve. Me këtë rritje jo që shkilet parimi i barazisë së të gjithë individëve para ligjit por me të gjithashtu krijohen pabarazi ekonomike e sociale në shtet. Paramendoni situatën kur pagat dhe pensionet e qytetarëve rriten minimalisht apo ne pëqindje simbolike e prej 7 deri më 10 pëqind ndërsa pagat e funkcionerëve vet-rriten në mënyrë marramendëse dhe atë shikuar me përqindje 78%. Atëher pyetemi ku janë këtu të barabartë në aspekt faktik të gjithë ne qyteterët e këtij shteti përgjigja është askund nuk janë të barabartë qytetarët me funkcionarët dhe atë as në aspekt faktik por as në aspekt formal. E aspekti formal i barazisë duhet të pasohet edhe me respektimin e barazisë edhe në aspektin faktik. Pas vet-rritjes marramendëse të pagave të funkcionarëve në opinion kishte reagime të ndryshme si nga qytetarët por edhe nga ana e atyre më të privilegjuarve në shtetin tonë nga funkcionarët. Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka reaguar i pari duke thënë se është e pakuptimtë që në kushte të krizës së madhe ekonomike dhe sociale të ketë rritje drastike pagash. Ta shohim se a do të jetë i njëjti konsekuent në këtë qëndrim të tij të shprehur publikisht kur të vijë deri te nëshkrimi i dekretit nga ana e tij për hyrje në fuqi të masës që parasheh rritje marramendëse të pagave të funkcionarëve. Disa të tjerë vet-rritjen marramendëse të pagave të tyre e cilësuan si të pamjaftueshme. I pari që reagoi kështu ishte Ministri i Jashtëm i RMV-së Bujar Osmani. Funkcionarëve të pakënaqur nga 78 përqind vet-rritje pagash ju rekomandohet që të antarsohen nëpër shoqata humanitare me qëllim që të marrin ndihma humanitare shtesë. Rroftë Republika e Funkcinarëve të varfër të Maqedonisë së Veriut.