Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u kushton vëmendjen e duhur studentëve me aftësi të veçanta
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, sot i priti në kabinetin e tij, Gadaf Memedin dhe Lavdrim Veliun, studentë të Universitetit të Tetovës.
Studentët shprehën vlerësime pozitive për kushtet që ofron Universiteti i Tetovës, për menaxhimin teknik të vështirësive me të cilat ballafaqohet kjo kategori e studentëve, si dhe për mbështetjen që ofrojnë shërbimet administrative dhe stafi i Universitetit gjatë procesit mësimor.
Studentët pranuan si dhuratë Monografinë e Universitetit dhe disa libra shkencorë, dhe u vlerësuan shumë për rregullshmërinë në studime dhe përpjekjet të cilat i bëjnë gjatë studimeve, si pjesëmarrja në konferenca dhe aktivitete jashtëmësimore.
Duke pasur parasysh arritjet e larta akademike dhe shkathtësitë e studentëve në fushat e caktuara, udhëheqësia e universitetit këtyre studentëve do t’u ofrojë edhe angazhim plotësues në sektorë përkatës të universitetit, me qëllim që studentët të mund të punojnë dhe të studiojnë njëkohësisht.