Maqedoni

Rektori i UT-së, Ameti shpreh ngushëllime për vdekjen e Alush Kamberit

TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Të nderuar miq,i
sapo u njoftova për ndarjen nga jeta të z. Alush Kamberi, intelektualit dhe veteranit të njohur të gazetarisë në vendin tonë. Një jetë të tërë ia kushtoi gazetarisë, profesionit të tij që e ushtroi me korrektësi dhe profesionalizëm të lartë. Shoqëria shqiptare i është mirënjohëse për punën dhe kontributin e dhënë në lëmin e informimit, në kohë jo të lehta kur edhe filluan shkëndijat e para të proceseve demokratike në vendin tonë.
Ai i takon plejadës së gazetarëve që punuan në televizionin publik – programi në Gjuhën shqipe, përmes të cilit i shërbyen opinionit të gjerë jo vetëm për aktualitetin e kohës, por rëndësi të veçantë i kushtuan edhe veprimtarisë arsimore, kulturore dhe artistike.
Në emrin tim dhe të Universitetit të Tetovës, u shprehi ngushëllimet më thella familjes së tij, miqve, kolegëve dhe mbarë opinionit publik.
U prehtë në paqe!
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti