September 28, 2024
Maqedoni

Rekord botëror në Indi, mbi 400 000 të infektuar në 24 orët e fundit

India regjistroi një rekord të hidhur global të 401 993 rasteve ditore të Covid-19 të shtunën, megjithëse u përpoq të fillonte një raund të ri të fushatës së saj të vaksinimit pavarësisht nga mungesa e dozave.

”Numri i përgjithshëm i të vdekurve është gati 212 000 dhe vendi regjistroi 3 523 vdekje në 24 orët e fundit”, raportoi qeveria.

E goditur nga një valë e dytë e pandemisë, India është vendi i parë që përjeton 400 000 raste në ditë pasi raportoi 300 000 infeksione ditore për nëntë ditë rresht.