Regjsitrohen 593 raste të reja, humbin jetën 10 pacientë në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janv regjistruar 593 raste të reja.
Prej rasteve më të reja më së shumti ka në Shjup 272, Kumanovë dhe Prilep 39, Manastir 38, Veles 27, Kavadar 22, Kriva Pallankë 21, Tetovë 20, Shtip 15.
Po ashtu ka pasur edhe 415 pacientë të shëruar dhe 10 persona kanë humbur jetën prej të cilëve 4 janë nga Shkupi dhe nga 1 në Gostivar, Kavadar, Prilep, Ohër, Koçani dhe Shtip.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me covid 19 janë diagnostifikuar gjithsej 203.298 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 189.264 janë shëruar dhe 7.159 kanë humbur jetën.