Maqedoni

Regjistrohen 406 raste të reja, humbin jetën 12 pacientë në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njoton se në 24 orët e fundit nga 3.149 testime janë regjistruar 406 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja, 184 janë në Shkup, 31 Kumanovë, Shtip 23, Veles 19, Manastir 17, Kavadar 13, Sveti Nikole dhe Kriva Pallankë 12, Prilep dhe Gjevgjeli 11, Koçani 10, Strumicë 9, Kratovë 7, Tetovë, Ohër dhe Strugë 6, Vinicë 5, Demir Hisar 4, Gostivar, Negotinë, Radovish dhe Makedonska Kamenica 3, Dellçevë dhe Probishtip 2 dhe nga 1 në Dibër, Resnjë Kërçovë dhe Valandovë.

Po ashtu janë shruar edhe 387 pacientë dhe 12 të tjerë kanë humbur jetën. Prej pacientëve të vdekur, 6 janë nga Shkupi, 2 nga Manastiri dhe nga 1 në Shtip, Kratovë, Strumicë dhe Ohër.

Maqedonia ka 10.819 raste të reja me coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë ka pasur 6.759 vdekje dhe 193.458 viktima.